BallinaKryesoreShokon 39-vjeçarja: Denoncova prindërit për vrasje, daja më shiti kur isha 13...

Shokon 39-vjeçarja: Denoncova prindërit për vrasje, daja më shiti kur isha 13 vjeç, ndërsa nëna…

Emisioni “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula në “News24” ka nisur këtë sezon me një rrëfim të dhimbshëm për jetën e një vajze e cila është shfrytëzuar për prostitucion, pasi dajat e “martuan” që 13 vjeç. Ajo tani është nënë e një djali të vogël të cilin e rrit e vetme, pasi ka mundur t’i shpëtojë një tentative për vrasje nga partneri i saj. G.T 39 vjeç, që fëmijë, ka parë me sytë e vet tmerrin sesi prindërit kishin vrarë e groposur vëllain e vogël, 3 muajsh.

Ata janë burgosur pasi vajza bën denocimin. Nuk e ka patur kurrë dashurinë e tyre, është lënë më mëshirë të fatit nga të afërmit, ajo flet për “Jeta pa filtër” duke treguar tmerrin e torturave që ka kaluar. G.T zbardh një pjesë të errët se si vajzat futen në këtë rrugë dhe sfidat për të rifituar veten. “I kam ikur, ai më ka kapur dhe më ka hedhur në greminë, më ranë të fikët, më gjeti një bari, pastaj erdhi policia.”-kujton ajo, e ndërsa intervista shpesh ndërpritet për shkak se nuk përballon dot emocionet e forta. Më zërin që i dridhet, ajo shprehet se gjithmonë ka dëshiruar një familje të rregullt dhe se një ditë do ia tregojë të birit të vërtetën e saj.

Në analizë të probleme psikologjike e sociale që prostitucioni sjell, psikologia Adelina Pjetra thotë se asnjë femër nuk shkon me dëshirë, duke ofruar edhe zgjidhjet për t’iu kthyer jetës normale. Pjetra thotë se në klinikën e saj ka trajtuar raste të ngjashme me vajza 14-vjeçare të cilat para se të nxirren në trotuar, drogohen e përdhunohen nga tutorët e tyre. Emisioni “Jeta pa filtër” vjen çdo të mërkurë në TV “News24” në orën 10:20.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular