BallinaKryesoreBasha: Opozita e bashkuar për të larguar Ramën dhe për të sjellë...

Basha: Opozita e bashkuar për të larguar Ramën dhe për të sjellë ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ tha ndër të tjera se Opozita është e bashkuar për të larguar Edi Ramën dhe për të sjellë ndryshimin pa përkatësi partike.

‘Më 25 prill nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq historik.

Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake.

Opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t’i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund të vijë ndryshimi pa u larguar Edi Rama.

Sfida e vendit dhe e koalicionit nuk është largimi i Edi Ramës sepse ai është i larguar. Sfida e opozitës është të ndërtojë një projekt të mirë që realizon plotësisht potencialet e vendit për zhvillim, pa pretenduar mrekullinë.

Shqiptarët kanë të drejtën të dinë çfarë premton ky koalicion se gjërat që do të jenë ndryshe, çfarë mekanizmi do ta garantojë këtë ndryshim dhe cilat janë prioritetet që duhet të përmbushë ndryshimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular