BallinaAktualitet“E prekur me Covid dhe nuk është mirë”/ Avokatët e sanitares së...

“E prekur me Covid dhe nuk është mirë”/ Avokatët e sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”: Do sjellim prova që tregojnë se…

Avokatët e Tire Alldervishit, 58-vjeçares të arrestuar për mashtrim pas skandalit të zbuluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurimi sot në gjyq, me afat 1-mujor.

Sipas avokatëve të sanitares, klientja e tyre është në gjendje jo të mirë psikologjike.

Ata thanë se Tirja ka qenë e infektuar me COVID-19, ndaj gjendja e saj nuk është e mirë. Për të mbështetur deklaratën e tyre, avokatët thanë se do të japin prova që tregojnë një tjetër tablo të situatës.

“Ngjarja është e rende për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me COVID dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo. Ne i konsiderojmë provat të paligjshme, kemi prova të tjera për zbardhjen e kësaj ngjarje. Kërkojmë zbutjen e masës së sigurisë, ose caktimin e një mase arrest në burg për 30 ditë sa ne të dorëzojmë prova të reja.”, deklaruan avokatet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular