BallinaOP ED“KEQQEVERISJA si konçensionare e buzëqeshjes së shqiptarëve dhe vaksina me tollon”

“KEQQEVERISJA si konçensionare e buzëqeshjes së shqiptarëve dhe vaksina me tollon”

Nga Ardit Gjinali

Nuk është periudha kohore e ngricave të imponuara nga  kushtet e vështira metereologjike; është buzëqeshja e ngrirë në buzën e secilit shqiptar që ka harruar të tillën; trishtimi, fytyra e zymtë, ofshama njerëzore, balli i rrudhur , syri në lot janë bashkëshoqëruesit e ditës së pambarimtë të qytetarit halleshumë;- të tillit që keqqeverisja i ka rrëmbyer  jo vetëm vitet duke u rrekur ti  mjegullojë  shpresën, por dhe buzëqeshjen. Konçensioni më i dhimbshëm dhe jo njerëzor nën hyqmin e keqqeverisjes është i tilli i buzëqeshjes; tashmë…keqqeverisja nuk kontrollon vetëm  secilën kërkesë dhe nevojë të qytetarit përmes portalit të ëndrrave “E-Albania”, por gjithashtu  përcakton kohën , vendin dhe shkakun e buzëqeshjes…pa më të voglin dyshim që e vetmja fuqi njerëzore që mund ti sjellë  buzëqeshjen  Shqiptarit halleshumë mbetet  i vetmi individ politik…KryeKreu.

Buzëqeshja e hipokrizisë qeveritare prezantoi nismën “Shqipëria buzëqesh” si një vazhdimësi e serisë së parë të filmit qeverisës të titulluar “Propagandë në kohën e kolerës”; e para seri u transmetua më 1 Janar, në hyrje të Vitit të Ri duke treguar nxitimthi që shumëçka do të jetë njëjtë me vitin e ashtuquajtur të vjetër…avazet janë të vështira të ndryshojnë, kur mbi të tillët është bazuar  ndërtimi  i një aparati famëkeq të propagandës qeverisëse. Vitet e kësaj qeverisjeje mbeten si shembulli i zi që dëshmon tentativën e palodhur mbi instalimin e errësirës shoqërore; e tilla që errëson buzëqeshjen në kufijtë e padukshmërisë; errësira dëshmon  të vërtetën e dramës Shqiptare në kufijtë e tragjikes që nuk mbulohet dot nga buzëqeshja e gënjeshtërt në versionin 3-D.

“Shqipëria buzëqesh” nuk mund të mbulojë pamundësinë e qytetarit të varfër dhe të pamundur,  i tilli që pavarësisht përkatësisë politike ka harruar jo thjeshtë buzëqeshjen; i tilli nuk kujton arsyen për të jetuar dinjitetshëm sepse saga e së përditshmes i rrëmben kohën si era e veriut për të menduar për të tjera veçmas mbijetesës ekonomike dhe ekzistencës njerëzore, gjithashtu. “Shqipëria buzëqesh” është etiketa e rradhës për të kaluar rradhën nga arradha e enturazhit qeverisës që vijon prezatimin e secilit hap të rrugëtimit të gënjeshtrës qeverisëse për qytetarin; ai qytetari i braktisur në fatin e tij kur përgjegjësitë thërrasin qeverinë për ti qëndruar pranë dhe i përdorur si aktor i rradhës për të formësuar serinë e rradhës të filmit propagandistik keqqeverisës.

Tollon- vaksina është vazhdimësia e logjikës së testimeve të munguara në numrat që duheshin; e njëjta është tallja e rradhës me qytetarin që i rrezikohet jeta në secilën ditë dhe mbetet i detyruar të vështrojë paradën mbi sigurimin falas të disa dozave; pjesa tjetër do të sigurohet në bazë të të konsideruarit të Shqipërisë si një vend i botës së tretë. Shqiptarët janë ndjerë të braktisur në secilin sektor të së përditshmes;- ata..qytetarët nuk janë harruar nëse pagesa e detyrimeve ndaj shtetit i thërriste në apel…ky mbetet momenti që keqqeverisja kujton ekzistencën e tyre.

Koha për të marrë në dorë fatet tona përmes ndryshimit të së tashmes dhe ndërtimit të një ardhmeje të qëndrueshme është tani;rruga e drejtë për të marrë në dorë fatet tona është ushtrimi i të drejtës së votës; pjesëmarrja masive dhe angazhimi i thelluar për të realizuar një bashkim të madh që  do të mundësonte një Shqipëri normale, qeveri normale dhe Kryemnistër normal; një Shqipëri të ditëve më të mira. Koha për të realizuar një ndryshim të madh dhe për të mbrujtur një shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular