BallinaOP ED'Shteti', Kjo Tire e madhe!

‘Shteti’, Kjo Tire e madhe!

Nga Rezenbrik Serjani

Te gjithe u njohem me mega-skandalin e disa diteve me pare, po po, e quaj mega sepse i tille ishte, ishte i tille ne proporcion me ate qe e kishte kryer; nje sanitare e thjeshte e sistemit tone pasistem te shendetesise, sistemit tone mavi te shendetesise, ky sistem qe cuditerisht tronditet nga nje sanitare, dhe po ketij sistemi qe per 7 vite nuk i kane hyre ne sy mega-skandalet tenderoze te firmosura prej po KryeTireve te sistemit, ndoshta se keto te fundit, KryeTiret i ka justifikuar kollaroja dhe vula. Nga ana tjeter, na dalka se dhe punonjeset e thjeshte jane bere me kollaro dhe vule, edhe pse disa jane me futen dhe lecken e sanitares, disa te tjera kane copa kartoni te quajtura diploma, disa te tjera dhe te tjere jane nje ‘shtepi’ me shefat/shefet, disa te tjere kane ne shpirt ideologjine marksiste, dhe kshu me radhe, duke e katandisur godinen e madhe te shtetit nje godine te kalbur, ku asgje nuk eshte ne vendin e vet dhe ku asgje nuk funksionon per gje. Rasti i sanitares, akti i te ciles eshte jashte cdo norme moral dhe etike pune, tregon qartazi se kur nje punonjese e tille, rroga e te ciles buxhetohet nga taksat e shqiptareve, behet pjese e super skandaleve te permasave te tilla, cfare mund te themi per instanca te tjera akoma dhe me te larta, duke kaluar te nenpunesit e thjeshte, te shefat e dikastereve, te sekretaret, te drejtorat,dhe me radhe, deri te koka me e larte, qe ‘jetesen e sigurojne me taksat e shqiptareve’, te kabineti ministror dhe kryeministri; tek keta te fundit duke ecur me kesisoj kalkulimesh, i bie te mbetemi pa fjale, lidhur me abuzimet dhe skandalet, ne kurriz te mjerimit cdo dite te shqiptareve!! “Nuk duhet te pish te gjithe fucine, per te provuar veren, mjafton nje gote”, dhe duke e lidhur permasen e fucise dhe permasen e gotes, ne analogji, me abuzimet e qeverise, si njesia me e larte e nenpunesve shteteror (fucia), dhe me proven qe na dha sanitaria e thjeshte(gota), themi me plote gojen, bindshem dhe dhimbshem, se vendi yne eshte nen kthetrat e degradences galopante. Cdo gje ka dale jashte kontrollit; cdo gje po pershkallezohet ne perkeqesim infinit, asgje nuk eshte ne shinat e normalitetit, asgje nuk eshte ashtu sic duhet te jete; cdo gje eshte amorfoze, e paforme dhe e shperfytyruar. Sot shteti yne eshte nje perbindesh monstruoz i madh. Sot shteti yne eshte eshte nje shperfytyrim i plote. Sot shteti yne, cdo dite, ben nje hap para, dy pas. Sot timoni i qeverise sone, programi i 4 viteve me pare eshte pa nam dhe pa nishan, nuk dihet se ku e kan futur ata qe e kerkuan, ndersa shoferi eshte ende ne kerkim te timonit qe kerkonte me ngulm 4 vite me pare, per ta vendosur nuk e dim se ku, se vetem per ‘te drejtuar’ makinacionin e madh te shtetit nuk e donte. Sot shteti yne fut uje nga te katerta anet. Sot shteti yne eshte ne renie te lire. Sot shteti yne, eshte i kalbur dhe qelbet ere, i katandisur njelloj si kerm te len prej grabitqareve. Sot shteti yne ne cdo pjese te tij eshte e mbushur me Tire te te gjitha llojeve dhe formave. Sot shteti yne eshte NJE TIRE E MADHE dhe E FRIKSHME.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular