BallinaKronikeVIDEO/ Aksidenti me 4 të vdekur nga e njëjta familje, dalin pamjet...

VIDEO/ Aksidenti me 4 të vdekur nga e njëjta familje, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme, ku sipas informacioneve të para kanë mbetur të vdekur katër persona, ndërsa një tjetër është plagosur.

Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” dhe një kamion. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë.

Ndërkohë për aksidentin ka reaguar edhe policia.

“Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.”

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular