BallinaKronikeVIDEO/ Shqiptari merr armën dhe qëllon pa mëshirë dy marokenët, e gjejnë...

VIDEO/ Shqiptari merr armën dhe qëllon pa mëshirë dy marokenët, e gjejnë të strehuar tek dy gra

Një 41 vjeçar me të dhëna të shumta kriminale u arrestua nga policia italiane, pasi mbrëmjen e ndërrimit të viteve qëlloi me armë zjarri dy shtetas marokenë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të shtënat me armë plagosën një 33-vjeçar dhe një 39-vjeçar.

Hetimet u zhvilluan nga agjentët e policisë koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos. Gjithçka ndodhi 43 minuta pas mesnatës së 31 dhjetorit. Sipas një rindërtimi fillestar, të shtënat ndodhën menjëherë pas një mosmarrëveshje në rrugë midis shqiptarit dhe dy të plagosurve.

Shqiptari u largua pas debatit dhe u kthye me një pistoletë të kalibrit 7.65, duke qëlluar disa herë.

Gjatë inspektimit në vendngjarje, policia gjeti disa gëzhoja dhe falë kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, i cili u arrestua pas më shumë se 10 ditësh. Ai ishte fshehur brenda një apartamenti ku “fshihej” nga dy gra. Ai po planifikonte të arratisej drejt Shqipërisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular