‘Pengmarrja’ e vajzës në Kamëz/ Ja çfarë konstatoi policia pas kontrollit të kamerave

0

Një telefonatë e mbërritur ditën e sotme në sallën operative në komisariatin nr 5 në Kamëz, që njoftonte për pengmarrjen e një vajze, vuri në alarm blutë e këtij qyteti.

Sipas telefonatës një qytetar kishte konstatuar se një vajzë ishte futur me dhunë nga një i ri në makinë.

Por ky alarm rezultoi të jetë fals, pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë.

Lidhur mbi këtë ngjarje mësohet se policia e Kamzës ka shpërndarë disa patrulla për kontrolle.

Po kështu u bë edhe kontrollimi i kamerave në vendngjarje.

Por nuk u konstatua asgjë e dyshimtë.

“Ne orën 14:20 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në Babrru një makinë ka marrë një vajzë. Nga verifikimet e deritanishme nuk ka rezultuar e vertetë, as ne polici nuk a ndodnjë denoncim nga familjarët. Pas verifikimeve rezulton se nuk kemi të bëjmë me pengmarrje”, thotë policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.