BallinaKronikeUshqimet, këpucët, çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik në rrugën e Kombit/...

Ushqimet, këpucët, çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik në rrugën e Kombit/ Flet shoferi i kamionit (FOTO)

Disa ushqime që i kishin marrë me vete, këpucë, mbetje të makinës së bërë copash, janë këto pamje që vijnë nga Rruga e Kombit në aksin Milot-Morinë, si gjurmë të një aksidenti tragjik që i mori jetën 4 personave dhe shoi një familje.

“Report Tv” ka zbardhur dëshminë e shoferit të kamionit tip MAN me targë 04-406-HB, Isa Shala. Përpara uniformave blu, ai ka rrëfyer se ka qenë duke lëvizur në krahun e tij të rrugës kur mjeti ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte nga Prishtina i ka ardhur përballë me një shpejtësi në mënyrë të befasishme duke sjellë edhe përplasjen e fuqishme.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj,  5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt, teksa ndodhet te spitali i Traumës, vajza 3-vjeçare e çiftit, Violeta Avdiaj. Mësohet se ajo ndodhet në reanimacion dhe në një gjendje më të stabilizuar.

Nga sa është raportuar një ditë më parë, shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar nga makina ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte familja nga Kosova dhe shpejtësia e lartë. Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

Ushqimet, këpucët, çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular