Piktori njohur i prekur rëndë nga Covid, e bija apel Ramës: Shpëtojeni babanë tim

0

Piktori Mustafa Arapi është shtruar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi është infektuar rëndë nga Covid.

Lajmi i trishtë e ka dhënë e bija e piktorit të njohur, Dorina Arapi, e cila bën thirrje për ndihmë. Ajo i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që ta ndihmojnë për ta mposhtur këtë betejë me flamën e re të këtij shekulli.

“Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare. Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare. Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen!
Shpërndajeni këtë mesazh,… kush dëshiron.”, shkruan e bija e piktorit.

Postimi i Dorina Arapi (vajza e Mustafa Arapit):

Dje babi im, Mustafa Arapi, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për shkak të kovidit, i është prekur një pjesë e mushkërive.

Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera.

Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit, pavarësisht të gjitha shërbimeve që mjekët e infermierët po i ofrojnë. I falënderoj shumë mjekët, infermierët e gjithëkënd në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira!

Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare.
Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare.
Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen! Shpërndajeni këtë mesazh,… kush dëshiron.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.