BallinaAktualitetSondazhi italian/Opozita e bashkuar shpartallon Rilindjen, PD rritet frikshëm në sondazhe

Sondazhi italian/Opozita e bashkuar shpartallon Rilindjen, PD rritet frikshëm në sondazhe

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017, sipas sondazhit të publikuar nga Rtv Ora dhe Anonio Notto. Ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.

Po çfarë do të thotë ky marzh i orientimi të votës për secilën forcë politike? Antonio Notto e interpreton kështu.

Antonio Notto: Kjo është një fotografi e sotme. Në këto 100 ditë mund të ndryshojnë shumë gjëra dhe më pas do të verifikojmë të dhënën që numri i të pavendosurve është më i konsiderueshëm.Ka shumë zgjedhës që mendojnë të shkojnë të votojnë por sot nuk dinë se cilën parti të votojnë. Futen te kategoria e të pavendosurve që mund të ndikojnë në mënyrë domethënëse në zgjedhje. Sipas vlerësimeve tona PS do të jetë rreth 44%, që mund të ketë luhatje nga 42-46%, është partia që është paksa në ulje në krahasim me të dhënat e 2017. Te PD shoh pak ndryshim. Ne çmojmë në përqindjen 35%, ka një nivel luhatje 33-37%. Edhe LSI e propjektojmë me një ulje të vogël në krahasim me 2017, me 11%, me një luhatje nga 9-13%. PDIU gjithashtu ka një ulje në krahasim me 2017 ku mori 4.8%, sot ka gjysmën. Luhatja është 1-3%.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular