BallinaOP EDA është arritje shtimi i një ambulance në Sarandë?!/Nga Jolio Dine

A është arritje shtimi i një ambulance në Sarandë?!/Nga Jolio Dine

Nga Jolio Dine

Sot ne mengjes teksa shkoja per ne pune, me dhembi por me shume me trembi historia e nje miku im qe me tregoi se nje i afermi i tij ishte detyruar te shkonte ne Vlore per te operuar as me shume e as me pak por Apandesitin!
 Ne Spitalin e Sarandes nuk kishte staf mjaftueshem per te kryer operacionin! (Ca per mungese kirurgu e ca per shkak te COVID)
Po pse ne Vlore e jo ne Gjirokaster pyeta? Sepse duhet te shkosh brenda Qarkut ishte pergjigja. (Pra me mire shko 3 ore larg se 1).
Por edhe sikur stafi te mungonte per 1001 arsye te tjera, por edhe sikur arsyeja pse e orientuan ne Vlore mos te ishte kjo…O Zot ishte nje njeri qe rrezikonte!
 A mundet qe dikush te ktheje syte nga Spitali ku sherbyen per vite e vite me rradhe nje plejade e tere Profesor Doktorash (mbase jo me grade shkencore por me grade morale) ne Kirurgji, ku u sherbyen gjysherve e prinderve tane e padyshim edhe ne ne femijeri e adoleshence?
 STOP Politikes! Faleminderit per Ambulancen!
 Tani a mund te behemi bashke, as une e as ti, por mendje intelektuale me profil mjekesor e administrativ, nga te gjitha partite e ndoshta pa parti fare, e te ulemi te diskutojme cfare do bejme per t’i rikthyer dinjitetin Spitalit me emrin e rende “Petro Nako”? Cfare do bejme t’i shtrengojme dhembet e ti tundim kembet Qeverise se majte, te djathte, te qendres e ku di une se cfare drejtimi tjeter, per te sjelle ketu jo nje po 2 kirurge, 2 anesteziste e cfare duhet tjeter qe nje operim i thjeshte e pse jo nje i nderlikuar, te kryhet ne Sarande? Boll me me justifikime: “Nuk ka staf, eshte semure doktori dhe ska zevendesues, eshte vetem nje kirurg etj. etj.”
 
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular