BallinaKryesoreFOTO/'Çmenden' shkodranët, festë madhështore me lojtarët pas fitores ndaj Bylisit

FOTO/’Çmenden’ shkodranët, festë madhështore me lojtarët pas fitores ndaj Bylisit

Futbollistët e Vllaznisë janë kthyer menjëherë në Shkodër pas fitores në Ballsh 0-1 ndaj Bylisit. Me të mbërritur në qqytetin e tyre, dhjetëra tifozë me shallë dhe unfirmat kuqeblu kanë brohoritur dhe përgëzuar skuadrën për ecurinë e jashtëzakonshme këtë sezon pas 15-javësh.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në faqen zyrtare, tifozët kanë rrethuar ekipin dhe disa prej tyre kanë ngritur në krahë trajnerin Tomas Brdariç. Me thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shkodran” dhe “Urime, ekipi kampion!”, fansat e Vllaznisë festojnë suksesin e sotëm kundër Bylisit dhe kryesimin e sigurtë të kampionatit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular