BallinaBotaLIVE- Nis ceremonia zyrtare në Capitol/ Joe Biden pritet të betohet si...

LIVE- Nis ceremonia zyrtare në Capitol/ Joe Biden pritet të betohet si presidenti i 46-të i SHBA (FOTO)

Joe Biden sapo mbërriti në ndërtesën e Capitol-it bashkë me bashkëshorten e tij Jill Biden, ku pritet të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Zv.presidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff u panë gjithashtu të ngjitnin shkallët e ndërtesës së Capitol-it së bashku me Biden. 
Ish-presidenti Bill Clinton dhe e nominuara për presidente nga demokratët në 2016-ën Hillary Clinton ishin të parët që u panë në ceremoni.
Momente më vonë, ish-Presidenti George W. Bush dhe ish-Zonja e Parë Laura Bush u shfaqën gjithashtu në ceremoni.
Nuk mungoi as ish-presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama.
Ish-presidenti Jimmy Carter, ish-presidenti më i vjetër në jetë, nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e sotme.
I munguari i madh është padyshim Donald Trump, presidenti që u largua nga Shtëpia e Bardhë duke lënë vetëm një shënim, pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat.

 

 

 

 

 

 

 

“Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë”, tha presidenti republikan në video-mesazhin e tij. “Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat, një fjalë shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Siç duket edhe nga kjo foto senatorët kanë zënë vendet e tyre pak para nisjes së ceremonisë së inaugurimit.

Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen organizatorët e inaugurimit të këtij viti është zhvillimi i ceremonisë në mënyrë të sigurt ndërkohë që vendi përballet me pandeminë e koronavirusit

 ****
Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë, autokolona e Joe Biden mbërrin në Capitol, pritet të nisë ceremonia e betimit
Autokolona e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden sapo ka mbërritur në Capitol, para nisjes së ceremonisë së betimit.

Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin atë gjatë hyrjes në ndërtesën e Capitol-it. Biden pritet të bëjë betimin jashtë zyrës së ndërtesës.

Ceremonisë i është bashkuar edhe zv.presidenti Mike Pence. Ndërsa mungon presidenti në ikje Donald Trump. Ai mbajti një fjalim lamtumirë më herët gjatë ditës, përpara se të nisej drejt Floridas me avionin “Air Force One”.
 
Ndërkohë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë, që ndodhet pranë Capitol-it, vuri në lëvizje policinë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular