BallinaKryesore“Djalë i mirë”, por edhe i mençur

“Djalë i mirë”, por edhe i mençur

Nga Erges Eskiu*

Në shoqëritë e shtypura prej regjimeve autoritare apo diktatoriale elementi më i rrezikshëm që vihet re është disfatizmi.

Njerëzit të lodhur prej varfërisë, prej mungesës së lirive dhe mundësive të barabarta, të mundur prej arrogancës e shtypjes, të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin e tyre shfaqin simptomat e disfatizmit me shprehje të tipit: “Është faji ynë”, “Ne nuk bëhemi!”, “Popull dele”, “Mirë na e bëjnë, kështu e duam ne”, “Ky stan këtë bulmet ka”, “Ai gjen pa bën”.

Kur shfaqet ajo alternativë, të cilën ata kanë dëshiruar, sërish nuk arrijnë të besojnë se ka ardhur koha, dita, ora ta kenë. “Si ka mundësi?”, “Kaq shpejt?”, “Jo, s’mund të ndodhë?!”, janë disa nga pyetjet.

Prej ndjenjës së disfatës edhe fjalia e tyre është aspak motivuese për personin që përfaqëson alternativën, por edhe për vetë ata, njerëzit e thjeshtë.

“Ai është djalë i mirë, por nuk bën për këtë popull, ne jemi mësuar me të egër”. “Edhe Ai duhet të bëhet i egër, ndryshe s’ka për të bërë përpara”. “Po nuk ndryshoi, s’ka gjë në vijë?!”.

Kjo e fundit është thelbi i këtij shkrimi. Ajo që më ka ngacmuar në gjithë këto vite opozitarizëm është pikërisht kjo. Të mundim disfatizmin në shoqëri. Të japim shpresë se vendet, që kanë vuajtur prej autoritarizmit mund t’ia mbërrijnë ditës, dritës.

Njerëzit kanë dashur prej vitesh dhe duan një lider ndryshe, të urtë, të edukuar, punëtor, të pastër, profesionist, të dëgjueshëm, demokrat. Mirëpo, përtej nevojës dhe dëshirës, rëndon fort mbi kokën e tyre historia, edukimi, humbja e shpresës. Mungesa e guximit për të menduar dhe pranuar se ka ardhur koha për të patur një qasje ndryshe në politikbërje, pa dhunë, pa arrogancë e pa ushtrim force ia vështirëson këtyre njerëzve të kenë një përqasje më të ngrohtë me alternativën.

Për më tepër, kur njerëzit prej padurimit do të kërkonin ndryshimin imediat, do kërkonin asgjësimin total dhe të menjëhershëm të problemit nuk do i jepej kohë “të riut” të vazhdonte me planin për të patur qasje reaksionare, atëherë kur lipsej revolucioni prej shoqërisë.

Ama, një shprehje filozofike, e cila është reaksionare thotë: “Nëse jo tani, atëherë kur?”.

Djali i mirë shqiptar me këtë filozofi ka shkuar dhe me gjithë epitetet e shprehje si “zjarrfikës”, “është në gjumë”, “s’ngjall besim”, “i preu në besë”, “i la në rrugë”, “nuk çon asgjë deri në fund”, “nuk di të fitojë”, “nuk di të bëj opozitë”, i “zhgënjeu” të gjithë disfatistët.

Të gjithë disfatistët i “zhgënjeu” duke i treguar se perveçse është një “djalë i mirë”, është i mençur, i matur, i motivuar dhe i gatshëm për të sjellë sot atë që duhet. Atë që ju kishit shpresuar, djali i mirë dje, sot një burrë fisnik po tregon se ka ardhur koha që pushteti të merret me qetësi, me mençuri, pa revolucion, me maturi, me profesionistë, intelektualë, shoqëri civile, të rinj energjikë dhe me votëbesimin e popullit shqiptar.

E ardhmja është sot, është këtu, Luzim Basha!

* Erges Eskiu është pedagog në Universitetin e Mjeksisë në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular