BallinaAktualitetShkrimtari i njohur padit gazetën e Mero Bazes për shpifje

Shkrimtari i njohur padit gazetën e Mero Bazes për shpifje

spot_img
spot_img

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti bëri të ditur se ka paditur gazetën “Tema” të Mero Bazes për shpifje. Mehmeti shkruan në një postim në Facebook se, ky portal ka bërë mëkatin që nuk falet: më përdor mua për të lënduar e ofenduar një pjesë të popullit tim, duke më vënë në gojë thënie që mbase don t’i thonë vetë drejtuesit e kësaj gazete.

Shkrimtari i njohur shkruan se, ka autorizuar avokatin e tij në Tiranë që të ngrejë aktpadi kundër kësaj gazete për shpifje.

Reagimi i shkrimtarit Mehmeti

Një portal (gazetë) nga Tirana që merret me ‘Tema’ të mëdha në mbrojtje të shqiptarisë, çka nuk ka shkruar për mua: se jam terrorist islamik, se jam ideologu i ISIS-it, se…, se….

Por kurrë nuk jam marrë me të sepse kryesisht kanë qenë ofendime personale, sepse e kam ditur se të merresh me këtë gazetë është njësoj si të hapësh kapakun e gropës septike, ku zbrazen ujërat e zeza të ‘gazetarisë’ që është vënë në mbroje të ‘Rilindjes’.

Pastaj e kam ditur se nuk mund të depërtojë asgjë njerëzore te ‘Imerat”, truri i të cilëve mund të trillojë edhe monstruozitete të përmasave se gjyshi është baba i nipit?!

Por kësaj radhe, ky portal ka bërë mëkatin që nuk falet: më përdor mua për të lënduar e ofenduar një pjesë të popullit tim, duke më vënë në gojë thënie që mbase don t’i thonë vetë drejtuesit e kësaj gazete.

Andaj e kam autorizuar avokatin tim në Tiranë që të ngre aktpadi kundër kësaj gazete, për shpifje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular