BallinaAktualitetFOTO/ 3 ditë të vështira, ja si do të jetë moti deri...

FOTO/ 3 ditë të vështira, ja si do të jetë moti deri në 26 janar

Ashtu siç është njoftuar nga data 22 deri në datën 26 vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm.

Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme gjatë gjithë këtyre ditëve, por për tu theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Kjo situatë parashikohet të sjelli prurje të larta në lumenj kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).

Në veri-verilindje në lartësinë mbi 300 metra dhe juglindje në lartësinë mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të hënë.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Deti i forcës 6-7 ballë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular