Në fjalën e tij pas marrjes së postit të presidentit, Joe Biden ka kërkuar unitet, për tejkalimin e përçarjeve në shoqëri. Ai tha se me “gjithë shpirtin do të angazhohet për unitetin amerikan”
78-vjeçari i ka vënë vetes një plan ambicioz, që të ribashkojë të gjitha strukturat e shoqërisë së përçarë amerikane. Këtë ai synon ta arrijë me një kabinet qeveritar që i përshtatet edhe përbërjes së shoqërisë.
Ekipi i tij është përgatitur me vonesë, për shkak të vështirësive me administratën e mëparshme. Kreu i Agjencisë administrative federale amerikane, GSA, Emily Murphy, refuzonte të bashkëpunonte për transferimin e pushtetit, e këtë e bënte me kërkesën e ish-presidentit Donald Trump, i cili tërë kohën pohonte se zgjedhjet janë manipuluar dhe vjedhur nga demokratët. Trump nuk ishte as në ceremoninën e marrjes së postit nga presidenti i ri Biden. E këto zhagitje kanë penguar edhe përgatitjen dhe punën e ekipit të ri qeveritar.
Me 7 janar, shumë më vonë sesa ishte e planifikuar, Trumpi njoftoi zyrtarisht se do të ketë një “dorëzim të rregullt” të detyrave dhe në mënyrë indirekte pranoi humbjen e tij në zgjedhje. E vetmja që ka mbetur tani është që kabinetin e ri qeveritar ta votojë edhe Senati. E menjëherë pas votimit, ministrat e emëruar më parë nga presidenti Biden mund të fillojnë zyrtarisht punën e tyre.
Ministria e Jashtme:
Ministria e Mbrojtjes:
Bidenit iu desh shumë kohë për të vendosur një kandidat për të udhëhequr Pentagonin. Më në fund ai zgjodhi Lloyd Austin. Ish-gjenerali me katër yje është afro-amerikani i parë që mban këtë post, kuptohet nëse vendimi miratohet nga Senati. Austin ishte komandant i forcave të armatosura të SHBA-së në Lindjen e Mesme, derisa doli në pension në vitin 2016. Ai ishte përgjegjës për trupat amerikane në misionet në Irak, Siri dhe Afganistan – vendet e trazirave ku ende ka probleme të mëdha.
Ministria e Financave:
Ministria e Brendshme:
Ministria e Sigurisë Kombëtare: Alejandro Mayorkas ka lindur në Kubë, që do të thotë se Ministrinë e Sigurisë Kombëtare do ta drejtojë për herë të parë një person me origjinë latine. Ai do të jetë përgjegjës ndër të tjera për imigracionin. Mayorkas ka njohuri të mëdha në këtë fushë. Në kohën e ish-presidentin Barack Obama, 61-vjeçari ishte zëvendëssekretar i Sigurisë së Brendshme. Në atë kohë, ai ishte përgjegjës për zbatimin e “Programit Dreamer”, përmes të cilit emigrantëve të paligjshëm që u sollën në SHBA nga prindërit e tyre si fëmijë iu dha mundësia e një vizë pune.
Ministria e Shëndetësisë:
Ministria e Transportit
Në fushatën e demokratëve, Pete Buttigieg, i cili deri atëherë ishte i panjohur, ishte rival i presientit të ri Joe Biden. Tani 39-vjeçari do të drejtojë Ministrinë e Transportit. Shpresa e re e Partisë Demokratike do të jetë homoseksuali i parë që e pranon hapur këtë në ndonjë post kaq të lartë, në historinë e SHBA-së. Buttigieg e përshkroi emërimin e tij si një “mundësi të madhe” për të krijuar vende pune, për të përballuar sfidën e klimës dhe për të krijuar më shumë drejtësi për të gjithë. Qëllimi i tij është që ta bëjë klimën amerikane neutrale deri në vitin 2050. Ministria e tij do të luajë një rol kryesor në lëvizjen drejt një ekonomie më pak të dëmshme për klimën.
Ministria e Drejtësisë:
Emrat e disa kandidatëve për postet e ministrave janë publikuar më herët. Ndërsa emri i kandidatit për postin e ministrit të Drejtësisë është publikuar pas sulmit në Kapitol. Biden bëri të ditur se për këtë post do të propozojë Merrick Garland. 68-vjeçari më parë ka punuar në një gjykatë federale të apelit në Uashington dhe nuk i përket asnjë partie politike. Obama kishte propozuar atë për Gjykatën e Lartë në vitin 2016, por republikanët e bllokuan emërimin e tij në Senat. Garland njoftoi se ai do t’i nënshtrohej parimit të barazisë para ligjit. Ai tha se prioritet në punën e tij do të ketë lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Ministria e Tregtisë:
Gina Raimondo e ka provuar veten më parë si guvernatore e shtetit bregdetar lindor Rhode Island – prej vitit 2015. Zona e saj e re e përgjegjësisë do të përfshijë mosmarrëveshjet tregtare me Kinën dhe rregullimin e funksionimit të kompanive të mëdha të internetit.
Ministria e Punës:
Kryetari i Bashkisë së Bostonit, Martin Walsh do të marrë përsipër Departamentin e Punës në qeverinë e ardhshme të Joe Biden. Në këtë rol ai do të mbështesë presidentin e SHBA-së në qëllimin e tij për të nxjerrë vendin nga “kriza më e rëndë e punës në pothuajse një shekull” dhe forcimin e klasës së mesme. Biden mendon se duhet të mbështeten edhe kompanitë më të vogla dhe sindikatat./DW