BallinaKryesoreZgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listat e VV, AAK-së e Nismës....

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listat e VV, AAK-së e Nismës. Ja vendimi per Kurtin

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike. KQZ nuk ka certifikuar listat e Nismës dhe LVV-së për shkak se kanë pasur kandidatë që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka konstatuar se kanë dënime në tri vitet e fundit.

Daka ka thënë se LVV ka pesë kandidatë që nuk i ka zëvendësua në listë. Vetëm pesë anëtarë të KQZ-së kanë votuar pro për të certifikuar listën e LVV-së. “Pesë vota për, nuk cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.

Ndërkohë janë certifikuar listat e subjekteve politike LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, FJALA e disa parti dhe lista tjera.

Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për. daka ka njoftuar se kjo parti ka zavendësuar një kandidat që ishte i dënuar. Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota për. PDK kishte zëvendësuar një kandidat që kishte qenë i dënuar. KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbe me 10 vota pro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular