BallinaUncategorizedE rëndë në Kukës, 45-vjeçari përdhunon të miturën

E rëndë në Kukës, 45-vjeçari përdhunon të miturën

Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë-12 vjeçare.

Autori i ngjarjes, me iniciale N.E ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhej familja e të miturës. Burime bëjnë me dije se ai ishte fqinj me familjen e të miturës dhe dyshohet se abuzimi ka nisur që prej dy vitesh.

Ndërkohë familja e vajzës ka bërë kallëzim penal në polici dhe çështja është hetuar fillimisht nga Prokuroria e Shkodrës dhe më pas u bë kalimi në Prokurorinë e Kukësit.

Autori u arrestua dy ditë më parë dhe ditën e sotme është marrë vendimi që të lihet në burg. Ai rezulton se është i ndarë nga gruaja, ndërsa për asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular