BallinaIntervistaFlet Albina Deda: Si u prit emri i Mark Markut dhe si...

Flet Albina Deda: Si u prit emri i Mark Markut dhe si e njoh profesorin, ja sa mandate merr PD

Caktimi i Mark Markut nga Lulzim Basha si drejtues politik në qarkun Lezhë është pritur me mjaft mirë në strukturat e degëve të PD Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Entuziazëm ka dhe tek qytetarët të cilët më në fund shohin frymë lirie, shohin që për opozitën shqiptare ne keto zgjedhje do t’i përfaqësojë një profesor i cili do të jetë garant i interesave të tyre dhe zëdhënës i halleve dhe problemeve të tyre tek qeveria e re që do të dal pas 25 prillit.
Sapo doli emri i tij, i menjëhershëm ishte reagimi i ish-deputetet së PD Albina Deda e cila e përshëndeti caktimin e tij si drejtues politik ne qarkun Lezhe. Ne nje interviste per startnews.al, zonja Deda flet për njohjen me Mark Markun, i përgjigjet interesimit tonë si u prit emri i Mark Markut, nëse emri i tij maksimalizon votat dhe jep nje parashkim per 25 prillin.
Zonja Deda, kreu i PDSH Basha konfirmoi si drejtues politik në qarkun Lezhë  profesor Mark Markun.  I menjëhershëm ishte reagimi juaj duke e përshendetur. Përse ky reagim dhe si e njihni ju personalisht Mark Markun?
Se pari une jam demokrate dhe pjese e strukturave te PD-se ndaj eshte ne obligimin tim moral dhe politik te perkrah pa rezerve drejtuesin politik te Qarkut Lezhe.
Entuziasmi im vjen nga fakti se prof.Mark Marku eshte i shenjuar si pjese e elites se larte  intelektuale, fakt i cili na jep avantazhe elektorale duke e pare dhe ne kontekstin qe ne kete qark me shume se kudo mazhoranca eshte servirur nga njerez ordinere, te pashkolluar dhe dukshem te lidhur me krimin.
Personalisht e njoh qe heret profesorin dhe familjen e tij, pasi vijme nga e njejta origjine!
Gezoj respekt per familjen dhe prof.Markun si nje njeri qe çdo gje e ka arrit vete ne jete permes shume veshtiresive, eshte nje person me integritet, serioz dhe jo konformist.
Njekohesisht si ish deputet ai ka njohjen dhe eksperiencen qe nevojitet per nje drejtues. Ndaj e quaj plotesisht te bazuar jo vetem entuziasmin tim, por dhe besimin se ky qark ne keto zgjedhje do jete ne pararoje te rezultateve te opozites.
A mendoni që Marku do të arrij të maksimalizojë votën e PD në qarkun Lezhë dhe nëse po cilat janë argumentet tuaja?
Ne keto zgjedhje jo vetem qe do te kete maksimalizim vote, por rezultati ne Qarkun e Lezhes do te jete thellesisht ne favor te opozites pse eshte popullsia me e deskriminuar ne vend nga bandat e krimit, te droges dhe korrupsionit shteteror.
Njerezit ne pergjithesi jane cliruar nga dogmat propagandistike dhe kerkojne drejtues serioz, te ndershem, te kultivuar,qe nuk jane perlyer dhe as perfolur per afera korrutive. Dhe prof.Marku i ploteson me se miri keto kondicione qe elektorati realisht i kerkon me alert.
Përse mendoni ju që zgjedhja e Mark Markut ishte e duhura për qarkun Lezhë, e lexuar kjo politikisht dhe më gjerë në shoqëri?
-E perseris se jo vetem une por gjithe demokratet dhe shume me gjere e kane mirepritur z.Mark Marku per shume aresye por mendoj se spikat me teper intelektualizmi,serioziteti dhe integriteti qe ka treguar sistematikisht ne favor te se djathtes e konservatorizmit modern.
Sidomos shemtia qe ka marre pseudo parlamenti i sotem i ka bere jo vetem demokratet  te mendojne se demokracise i nevojiten intelektuale te zote e atdhetare  dhe jo rrugaçe e dallkauke kusare.
Si është pritur emri i profesor Mark Markut  tek qytetarët nga informacionet që keni. Basha ndryshe nga Rama tregoi respekt për ta ku ndryshe nga kundëshrtari që vë banditë në lista, PD Lezhës i solli profesor?
Une punoj si mjeke akoma ne vendlindje dhe nominimi i prof.Markut ka krijuar simpati pertej strukturave tona partiake.
Ai eshte njeri pa komplekse dhe asnjehere nuk ka qene pjese e grupazheve meskine qe rendom vihen re ne partite politike. Ai perfaqeson nje model qe nderon vendlindjen tone. Nuk eshte e rastesishme qe e gjithe organizata kriminale e drejtuar nga Edi Rama jo vetem eshte shqetesuar nga kjo perzgjedhje e z.Basha por ka vene ne levizje te gjithe makinerine propagandistike kunder tij.
Por ju siguroj se gjithe ky atak i paprincip eshte kthyer ne boumerang per banden mavi Dhe sot me shume se kurre ne histori ky eshte imperativitet.
Ndonëse herët, një parashikim tuajin për 25 prillin në qarkun Lezhë?
25 Prilli do te shenoje jo vetem triumfin e PD -se dhe opozites por dhe nje model te ri intelektualizmi,integriteti dhe profesionalizmi. Perzgjedhjet e z.Basha po deshmojne se ne nuk duam te fitojme vetem se eshte deskretituar modeli kriminal e kleptokratik i Edi Rames por se pari per ti dhene vendit nje udheheqje te pergjegjeshme.
Dhe sot me shume se kurre ne histori ky eshte imperativitet.  Ne kemi marre ne 2013 kur une isha kandidate e PD ne qarkun Lezhe 4 deputete dhe ishim qark fitues per opoziten.
Parashikimi im shkon drejt mandatit te peste per ne!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular