BallinaKronikePas Elona Kaleshës, ja kush janë dy personat e tjerë që dyshohet...

Pas Elona Kaleshës, ja kush janë dy personat e tjerë që dyshohet se masakruan çiftin Pasho në Itali

Autoritetet italiane kanë zbuluar të tjera detaje në lidhje me masakrimin e çiftit Pasho. Sipas mediave të vendi fqinj, dyshohet se janë të përfshirë edhe dy persona të tjerë.

Njëri i akuzuar është Denis Kaleshi, vëllai i vogël i Elonës dhe tjetri Taulant Pasho, djali 33-vjeçar i çiftit, aktualisht i ndaluar në Zvicër.

“Qëllimi është për të konfirmuar, por edhe për të përjashtuar lidhjet me gjurmët e zbuluara.”

Në apartamentin në via Fontana, në San Iacopino, ku dyshohet se u vranë çifti shqiptar Teuta dhe Shpëtim Pasho në 2015,  prokurorja Ornella Galeotti tha se janë gjetur disa gjurmë dhe në bazë të testit të ADN-së ajo synon të zbulojë se kush është i përfshirë.

Ndërkohë që Elona Kaleshi, prej më shumë se një muaji gjendet në burg me akuzat e vrasjes, masakrimit dhe fshehjes së trupave të çiftit Pasho.

Hetimet do të thellohen me 22 shkurt,  për t’u dhënë kështu kohë të dyshuarve të përcaktojnë edhe konsulentët e tjerë ligjorë. Tanimë çdo gjë do të jetë në duar të shkencës për të parë sesi mund të zbardhet kjo çështje.

Pas Elona Kaleshës, ja kush janë dy personat e tjerë që

Pas Elona Kaleshës, ja kush janë dy personat e tjerë që

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular