BallinaOP EDRilindja e Edi Ramës servir "kulturën e ambalazhit, e cila e urren...

Rilindja e Edi Ramës servir “kulturën e ambalazhit, e cila e urren përmbajtjen”

Nga Dafina Muda

Edi Rama,e di që ëndrat nuk njohin limite por limitet e ëndrave të tua kanë datë fikse,25 prillin.
Për 8 vite rrjesht ti u përpoqe tu hedhësh hi syve të shqiptarëve me show-t e tua ,me ERTV-në tënde të famshme,me mashtrimet e tua,me komedite e tua të perditshme,me propogandat e tua false dhe gjithcka tjetër,por shqiptarët sot janë zgjuar. Janë zgjuar sepse gomarlliqet dhe bëmat e tua në keto 8 vite bërtasin shumë fort.
Ti shite dështimet si suksese,shkaterrimet si investime,largimet e të rinjve si liri zgjedhje kur këtu mungon liria ,dështove shumë rëndë në arsim,në shëndetësi,në çështjet e sigurisë etj.
Ti mund të ndërrosh “gjarpërinjtë” e tu në postet ministrore,por misionin të njëjtë e kanë. Gjarpërinj ngelen gjithsesi.

Ju insistoni në gabimet tuaja,ju i duartrokisni ato,ju merrni dhe cmime për to,ju vetëdekoroheni.
Është djallëzore shumë,po shumë ama deri në kufijtë e dashakeqësisë.

Ti me qeverinë tënde krijuat brenda llojit kulturën e ambalazhit,e cila e urren përmbajtjen.
E fundja për fasada njiheni.

Koha jote po mbaron. Në fund të tunelit të errët që ke ndërtuar gjithë keto vite nuk duket asnjë fije drite.
Shqiptarët nuk të besojnë më.
Urrejtje ke mbjellë dhe urrejtje do të korrësh.E kanë të vështirë të të besojnë përsëri,madje mund të them me gojën plot e kanë të PAMUNDUR.
Shiko veten në pasqyrë dhe bëj një apel ndërgjegjes tënde nëse e ke një të tillë,ke ndonjë kritikë minimaliste apo jo?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular