BallinaSportVideo/ Milan mposhtet nga Atalanta e Gjimshitit, Inter nuk përfiton, Conte zihet...

Video/ Milan mposhtet nga Atalanta e Gjimshitit, Inter nuk përfiton, Conte zihet me arbitrin

Milan i Ibrahimovicc ka humbur në Milano përballë Atalantës së Berat Gjimshitit. Ekipi i Gapserinit ka shuënuar tre gola, si dhe ka dominuar lojën përballë kuqezinjve që ishin larg formës së të tyre më të mirë, edhe në fushë ishte dhe Ibrahimovicc.

Romero shënon në 26-tën minutë, ndërsa dy golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë nga Iliccic nga pika e bardhë e 11-metërshit në të 53-tën minutë dhe nga Zapata në minutën 77-të, duke i dhënë goditje fatale kuqezinjve.

Trajneri Piolo futi dhe blerjen e re Manzukicc, por Milani ishte në ditën e tij më të errët.

 

Në të njëjtin orar zhvillohej ndeshja mes Udinezes dhe Interit. Zikaltërit që ndodheshin tre pikë larg Milanit, nuk arritën të përfitonin nga hap fals i i rivalëve të tyre dhe pse disa raste për të shënuar, por të pafat.

Ish-trajneri i Chelsea u dërgua nga arbitri Fabio Maresca pasi u ankua në kohën e ndaljes dhe për disa vendime të gjyqtarit. “Gjithmonë ti, Maresca”, bërtiti Conte. “Gjithmonë ti, Maresca. Edhe në VAR”. Arbitri i nxori të kuqen duke e ndëshkuar trajnerin zikaltër.

As Lautaro Martinez, Romelu Lukaku dhe as Alexis Sanchez, i cili erdhi nga stoli në 10 minuta kohë për të shkuar, nuk mundën të gjenin golin për Interin

Interi ka marrë 41 pikë dhe është i dyti në Serie A, ndërsa Udineze, i cili është e 14-ta, ka kapur një pikë thelbësore në përpjekjen e tyre për të shmangur rënien.

Milani ndërkohë me këtë humbje ruan vendin e parë me 43 pikë, dy pikë larg Interit. Atalanta me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 36 pikë, duke u futur në garën për të fituar një vend në zonën Champions.

Ndeshjet e tjera të së shtunës në kampioantin italian ishte ajo mes Romës dhe Spezias, ku kryeqytetatasit fituan me rezultatin 4 me 3, duke siguruar për momentin e tretë me 37 pikë. Ndërsa Fiorentina mundi në ndeshjen e darkës Krotonen  me rezultatin 2 me 1.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular