BallinaKryesoreAgron Shehaj: Përgjimet e Ndraghetës treguan qartë faktin e shkrirjes në 1...

Agron Shehaj: Përgjimet e Ndraghetës treguan qartë faktin e shkrirjes në 1 të qeverisë, krimit e biznesit

Ish deputeti dhe biznesmeni Agron Shehaj thotë se qeveria, mafia jane shkrirë në një siç tregojnë edheboërgjimet në Italu.

”Përgjimet e Ndraghetës nga drejtësia italiane treguan qartë faktin e shkrirjes në 1 të qeverisë, krimit e biznesit.

Paratë e trafiqeve dhe aktiviteteve të tjera kriminale injektohen në biznese në Shqipëri, aktiviteti kryesor i të cilave lidhet ose me leje ndërtimi ose me kontrata shërbimesh me qeverinë.

Në qeverisjen Rama e gjithë ekonomia shqiptare është drejtuar qëllimisht drejt parave të krimit.

Ky kriminalizim i ekonomisë ka bërë që që jo vetëm të mos ketë asnjë investitor të ri, por ka detyruar shumë kompani perëndimore të braktisin Shqipërinë. Disa nga këto kompani janë bërë viktima e dhunës shtetërore me inspektorë e gjoba që ka patur si qëllim përzënien e tyre dhe kalimin e veprimtarive dhe pasurive të tyre në duart e krimit shqiptar, pas të cilit fshihen qeveritarët që përfitojnë nga paratë e krimit.

Ka një ligj në ekonomi, paraja e pistë përzë paranë e pastër, dhe kjo qeveri ka nxitur paranë e pistë që po mbyt ekonominë e vendit”, deklaron ish deputeti Shehaj qe deejton një biznes të suksesshëm me bazë në Itali

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular