BallinaKronikeFOTOT/Tjetër aksident i rëndë, automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ 3 të plagosur

FOTOT/Tjetër aksident i rëndë, automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan.

Aksidenti sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka ndodhur në afërsi të fshatit Paulesh ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë tre kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në vendin e aksidentit shkuan menjëherë dy autoambulanca që i transportuan të plagosurit për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Fatmirësisht të tre personat e lënduar gjatë këtij aksidenti janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka disiplinuar trafikun e automjeteve. Ndërkaq po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti me pasojë lëndimin e tre personave.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular