BallinaKronikeNdryshoi tre herë emrin/Çfarë fshihte viktima e sotme në Durrës, u vra...

Ndryshoi tre herë emrin/Çfarë fshihte viktima e sotme në Durrës, u vra sapo doli nga Range Rover

Detaje të reja janë mësuar lidhur me 32-vjeçarin që u vra me breshëri kallashnikovi sot në Durrës. Mësohet se viktima Jetmir Bregu që ka ndryshuar emrin në Ilir Kuçi. Ndërsa më herët ka pasur emrin Edmir Bregu.

Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë që të ndryshojë disa herë emrin e tij dhe as shkaku i sherrit që i mori jetën.

Mësohet se viktima Jetmir Bregu është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme.

Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë teksa Policia po bën krehjen e zonës.

Nga ana tjetër ka pasur disa dëshmitarë okularë të cilët janë shoqëruar menjëherë në Polici, dhe nuk janë të pakët në numër.

Bregu ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

Ndryshoi tre herë emrin/ Çfarë fshihte viktima e sotme në

Ndryshoi tre herë emrin/ Çfarë fshihte viktima e sotme në

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular