BallinaKronikePAMJET/ Ambulanca me pacientin brenda përplaset me “Benz-in”, plagosen katër persona, një...

PAMJET/ Ambulanca me pacientin brenda përplaset me “Benz-in”, plagosen katër persona, një prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë pa ndodhur, pak minuta më parë, në Rrogozhinë, pasi një ambulancë është përplasur me një mjet tip “Benz”.

“Panorama” mëson se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’ dhe si pasojë të plagosur kanë mbetur katër persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se autoambulanca e cila ishte më shpejtësi, po transportonte drejt spitalit një të sëmurë, i cili po ashtu është plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular