BallinaOP EDRefleksione në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Një brez i mirëarsimuar është garancia...

Refleksione në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Një brez i mirëarsimuar është garancia kryesore…

Dr.Ervis Krymbi
Kolindo Vjerdha

Një popull gjen zgjidhjet, forcën dhe vazhdimësinë te njerëzit e arsimuar që ka mes vetes. Në vite arsimi është përballur me shumë vështirësi e shpesh me politika të gabuara që kanë ndikuar negativisht në kualitetin që ka ofruar.

Data e sotme që personifikon “Ditën Ndërkombëtare të Arsimit” duhet të na shërbejë si moment reflektimi e sidomos për ata që me anë të vendimmarrjes kanë ndikuar në ecurinë e politikave në arsim. Në harkun kohor të 30 viteve nuk mund ta mohojmë që arsimi ka avancuar, pasi teknikat, metodologjitë, teknologjia ka përparuar ama ritmet me të cilat Shqipëria i ka përvetësuar këto ndryshime kanë qënë të ngadalta.
Problematika kryesore dhe më e qënsishme është mungesa e një vizioni të qartë mbi të cilin do duhej të ngrihej ecuria e arsimit ndër vite. Kujtojmë këtu ndryshimin e shpeshtë të metodologjive mësimdhënëse, ndryshimet e mënyrës së vlerësimit të nxënësve dhe studentëve, problematikat me tekstet mësimore, mungesa e unifikimit të tyre e deri te adoptimi i modeleve të huaja duke hedhur poshtë punën e shumë autorëve shqiptar. Kjo mund të jetë në pak rreshta një tablo e gjithë këtyre viteve. Pjesa më e dëmtuar janë mësuesit e sidomos nxënësit, të cilët iu duhet të përshtaten në rrugëtimin e tyre drejt dijes në mënyrë të vazhdueshme me këto ndryshime.
Një brez i mirëarsimuar është garancia kryesore për mirëqënien dhe zhvillimin e një shteti. Investimi në arsim duhet të jetë kolosal jo vetëm në vlera monetare, por në vizione të qarta se ku duhet të arrijmë. Sot Shqipëria, e cila është në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian duhet të fokusohet te rritja e cilësisë së arsmimit në vend. Ka ardhur koha që të lëmë pas hidhësinë e së kaluarës dhe të përqëndrohemi në vendosjen e arsimit drejt rrugës së standartizimit duke iu afruar standarteve evropiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular