BallinaAktualitetEMRAT/Përfundon procesi i riorganizimit të LDG Korcë. zgjidhet dy kryetare

EMRAT/Përfundon procesi i riorganizimit të LDG Korcë. zgjidhet dy kryetare

Nga Albana Vokshi

Përfundon procesi i riorganizimit të LDG Korcë. Me shumicën e votave, dy Kryetaret e zgjedhura janë znj.

Daniela Zisi

dhe znj.

Klara Bici

Daniela Zisi, Kryetare LDG ZAZ71 Korcë, ka përfunduar studimet e larta në Fakultetit Histori – Filologji, dega Gjuhë – Letërsi. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe mban titullin Juriste. Ka kryer Master Shkencor në të Drejtën Civile. Zotëron dy gjuhë të huaja, anglisht dhe italisht.

Ka filluar karrierën në median e shkruar dhe atë vizive prej vitit 1998 . Pjesë e karrierës së saj profesionale është edhe angazhimi në Shoqërinë Civile si anëtare e bordit të disa organizatave me fokus të drejtat e njeriut dhe trashëgiminë kulturore.
Drejtuese e Komunikimit dhe Reklamimit në degën e Partisë Demokratike të Korçës, prej vitit 2000 është angazhuar në komisionin e medias të degës lokale të PD dhe në të gjitha fushatat elektorale, qendrore dhe locale. Vjen nga një familje qytetare, e shtresës së ish pronarëve.
Klara Bici, Kryetare LDG ZAZ72 Korcë, ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të Palermos, Itali për “Shkenca të Arteve”, si dhe Specializim pranë këtij Universiteti për “Produksione të Multimedias”. Rikthyer në Shqipëri, ka punuar si Regjisore në Televizion si dhe Assistente regjisore në spektakle të ndryshme. Bashkëpuntore pranë Aleancës Franceze në Korcë si dhe Pedagoge pranë Universitetit “Fan Noli“ në degën “Teori Drame“dhe “Historia e Teatrit“. Ka punuar si specialiste në drejtorinë e Politikave Rinore, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në Tiranë e më pas si Gazetare politike, Manaxhere projektesh, eventesh, dhe përkthyese. Njohëse dhe zoteruese e gjuhës Frenge, Angleze dhe Italiane.
Rrjedh nga një familje themeluese e PD në qytetin e Korcës. Kryetare e Forumit Rinor në vitin 2009, Anëtare e Kryesisë dhe komisionit të medias, kandidate e këshillit Kombetar, dhe Zëdhenëse zyrtare për shtypin. Pjesmarrje në të gjitha protestas dhe moderatore gjatë takimeve të Partise Demokratike, Tiranë. Zëdhënëse pranë Partisë Demokratike Korcë.

Falenderime e mirënjohje për znj.

Ledina Alolli

, për punën e palodhur e me përkushtim në drejtimin e LDG Korcë.

I urojmë suksese znj. Daniela Zisi dhe znj. Klara Bici!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular