BallinaPolitikeEMRAT/Riorganizimi i LDG Elbasan, zgjidhet 4 kryetaret sipas ZAZ-ve

EMRAT/Riorganizimi i LDG Elbasan, zgjidhet 4 kryetaret sipas ZAZ-ve

Nga Albana Vokshi

Përfundon procesi i riorganizimit të #LDGElbasan. Me shumicën e votave, Kryetaret e zgjedhura sipas ZAZ janë: znj. Ankelita Cela, znj. Rudina Alla, znj. Aurora Domni dhe znj. Majlinda Kaculi
Ankelita Cela

, Kryetare LDG ZAZ50 Elbasan, ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Drejtësi, dega Juridik dhe mban titullin Juriste që prej vitit 2006.

Ka punuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan prej vitit 2006 deri në vitin 2011. Në vitin 2008 ka marrë titullin avokate, profesion të cilin e ushtron prej vitit 2011, në të drejtën civile, penale, familjare.
Prej vitit 2002 është angazhuar në Partinë Demokratike Dega Cërrik.Ka marrë pjesë në të gjitha fushatat e Partisë Demokratike. Ka qënë pjesë e komisioneve pranë qëndrave të votimit, ka marrë pjesë në protestat e zhvilluara nga Partia Demokratike. Ka qënë nënkryetare e Partisë Demokratike Dega Cërrik dhe më pas Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas dega Cërrik. Prej vitit 2018 angazhuar pranë Partisë Demokratike Dega Elbasan.
Rudina Alla

, Kryetare LDG ZAZ49 Elbasan, ka kryer studimet për mësuesi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan si dhe master shkencor në Shencat e Edukimit në UT.

Që prej vitit 2002 ka qenë mësuese në shkollën 9-vjecare “Abdyl Tafani” bashkia Belsh.
Prej vitit 2000 anëtare dhe aktiviste e Partise Demokratike, dega Elbasan, kryetare seksioni. Pjesëmarrëse aktive në fushatat zgjedhore qendrore e lokale, anëtare e komisioneve zgjedhore në qendrat e votimit.

Aurora Domni

, ka përdunduar studimet e larta në degën Administrim Biznes, Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Gjithashtu, Aurora ka kryer Kursin 3 vjecar për shërbime sociale në Fakuktetin e Shkencave Politike në Universitetin e Firences.

Prej vitit 2009 është administratore pranë një biznesi privat.
Aurora e ka nisur karrierën politike si anëtare e Forumit Rinor të PD Durrës. Prej 2005 anëtare e PD Elbasan. Pjesmarrëse në protestat dhe aktiviste e Partisë Demokratike.
Majlinda Kaculi

, Kryetare LDG ZAZ47 Elbasan, ka mbaruar studimet e larta dega Gazetari pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Ajo gjithashtu ka kryer studimet edhe në degën “Ekonomia dhe E dreta” po në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Majlinda ka punar pranë Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan, më pas për 4 vjet ka qenë sekretare këshilli komune Labinot- fushe. Prej 2015 deri në 2019 kam qenë anëtare e këshillit bashkiak Elbasan.
Anëtare e PD që prej vitit 2005, si anëtare e thjeshtë, më pas kryetare seksioni. Nga 2009 deri në 2014 kam mbajtur pozicionin e sekretare grupseksioni. Prej 2014 deri në fund të 2018 kam qenë anëtare e kryesisë të PD Elbasan, po ashtu pjesë e LDG.

Duke falenderuar znj.

Zheni Bebi Gjergji

për punën dhe kontributin në drejtimin e LDG Elbasan, i urojme suksese Ankelitës, Rudinës, Aurorës dhe Majlindës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular