BallinaAktualitetHISTORIA/U arratis në Shqipëri ku u konsiderua spiun, vdes në një aksident...

HISTORIA/U arratis në Shqipëri ku u konsiderua spiun, vdes në një aksident ish-ministri grek

Një ish-ministër dhe luftëtar i lirisë që mori pjesë në disa sulme me bombë kundër diktaturës ushtarake në Greqi, para se të shpëtonte nga burgu duke notuar nga Korfuzi në Shqipëri është gjetur i vdekur në det.

Ish-ministri socialist Sifis Valirakis u zbulua të dielën në brigjet e ishullit Evia.

77-vjeçari u zhduk të dielën pasdite dhe roja bregdetare e lajmëruar nga gruaja e tij, gjeti anijen pranë një ishulli me motor të ndezur. Trupi i tij u gjet më vonë në mbrëmje rreth një milje larg anijes.

Valirakis ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare Panhelenike, një grup militant që luftonte diktaturën ushtarake të mbështetur nga SHBA-së që drejtoi vendin nga 1967 deri në vitin 1974.

I trajnuar në një kamp të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Valirakis u arrestua në 1971 dhe u burgos në Korfuz.

Por një vit më vonë, ai arriti të shpëtonte dhe notoi në Shqipërinë e Enver Hoxhës, ku kërkoi azil politik, shkruan AFP.

Autoritetet shqiptare menduan se ishte spiun dhe e arrestuan, por më vonë u la i lirë pas ndërhyrjes së miqve të tij politikë nga e gjithë bota.

Themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare Panhelenike, Andrea Papandreou më vonë formoi PASOK, partinë që qeverisi Greqinë gjatë viteve 1980.

Valirakis kishte shërbyer si Ministër i Rendit Publik nga 1995 në 1996 me qeverinë socialiste PASOK. Ai ka qenë anëtar kryesor i rezistencës kundër juntës ushtarake. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehu ngushëllime për Valirakis.

“Sifis Valirakis ka qenë një demokrat i guximshëm, një luftëtar rezistence i patrembur gjatë diktaturës dhe një anëtar vetëmohues i Parlamentit dhe ministër gjatë demokracisë. Kundërshtar politik, por kurrë armik,” tha ai në një postim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular