BallinaAktualitet“Kryeministri do të qëllohet me snajper”, 3 informacionet shkresore që kishte Garda

“Kryeministri do të qëllohet me snajper”, 3 informacionet shkresore që kishte Garda

Ish-komandanti i Gardës së Republikës në demonstratën e 21 Janarit, Ndrea Prendi, ka treguar për herë të parë në emisionin Opinion” se ka pasur 3 informacione me shkrim për rrezikshmërinë që paraqiste protesta e asaj dite. Ai tregoi se informacioni i parë vinte nga Interpol Gjermania për një sulm terrorist nga një organizatë kriminale me bazë në Brazil dhe SHBA.

“Më datën 30.12.2010 nga Interpol Gjermani informohemi mbi një mesazh elektronik mbërritur në këtë zyrë dërguar nga një organizatë kriminale me qendër në Brazil dhe SHBA. Sipas këtij mesazhi supozohet se organizata terroriste do të organizojnë sulme me lëndë kimike kundër zyrës të Presidentit në disa vende të ndryshme të Europës gjithashtu edhe institucionet homologe në Shqipëri. Gjithashtu në deklaratën e bërë nga grupi konfirmohet se nga përdorimi i lëndëve kimike do të shkaktohet një numër i konsiderueshëm viktimash”, tha Prendi.

Së dyti, Prendi u shpreh se ka pasur informacione për snajpera që do të vinin nga Gjermania me qëllim kryerjen e një atentati ndaj kryeministrit.

“Data 19.01.201 Departamenti kundër krimit të organizuar. Sipas informacione informohemi se po përgatitet për kryerjen e një akti kriminal ndaj kryeministrit të vendit. Nga të dhënat sqarohet se ky person ka rrezikshmëri dhe është shprehur publikisht për kryerjen e atentatit. Është shprehur se për realizimin e këtij akti kriminal do të vijnë snajpera dhe shtetas shqiptarë nga Gjermania”, thuhej në informacionin numër 2 që zotëronte Garda.

Së treti, sipas Prendit, në disa lagje të Tiranës më 21 Janar po bëheshin përgatitje të jashtëligjshme mes të rinjve për të hyrë në parlament në mënyrë demonstrative.

“Në lagjen nr. 1 dhe 2 në Tiranë po bëheshin përgatitje për lëvizje të paligjshme. Do të ketë djem të moshës 25 vjeç nga rrethet, disa me probleme me drejtësinë. Këta persona do të presin sinjalin për t’u futur në parlament në mënyrë demonstrative. Po atë ditë do të shkojnë pranë shtëpisë së Kryeministrit dhe do të presin aty derisa ai të kthehet në shtëpi. Më vonë në afërsi të Ambasadës Italiane do të jenë të parkuara 2 automjete me targa të huaja”, tha Prendi.

Në demonstratën e 21 Janarit humbën jetën 4 protestues./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular