BallinaAktualitetMoti i keq/Paralajmëron IGJEUM: Priten prurje të larta të lumenjve dhe vërshime

Moti i keq/Paralajmëron IGJEUM: Priten prurje të larta të lumenjve dhe vërshime

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë vendin e që prite të jetë prezent edhe në ditët në vijim, ka shkaktuar edhe përmbytje në disa zona.

Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM), bën me dije se priten prurje të larta të lumenjve në të gjithë territorin.

Sot dhe nesër, pritet të rriten prurjet e niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa, ndërsa në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël.

Po ashtu, në Liqenin e Shkodrës dhe pjesët e poshtme të lumenjve Buna dhe Vjosa, mund të shfaqen përmbytje lumore të lokalizuara.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot dt. 25 dhe nesër dt. 26 Janar 2021, si pasojë e reshjeve intensive, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël. Në Liqenin e Shkodrës dhe pjesët e poshtme të lumenjve Buna dhe Vjosa mund të shfaqen përmbytje lumore të lokalizuara. Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë prurje të larta. Reshjet intensive do të shoqërohen edhe me rrëshqitje të dherave në disa pjesë të territorit”, njofton IGJEUM.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular