BallinaLifestyle“Ta thyesh gomarin në mes”/ Flor Binaj në invervistë me babain, tregojnë...

“Ta thyesh gomarin në mes”/ Flor Binaj në invervistë me babain, tregojnë momente humori

Aktori i humorit në “Portokalli”, Flor Binaj, për herë të parë doli në intervistë me babain e tij.

Të ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel, ata treguan momente pikante nga jeta e tyre shpesh të mbushura me nota humori.

Një rast e tregoi babai i Florit, gjatë një dasme. “Isha në një dasëm në fshat, njerëzit ishin të ndarë në stola, dhe një nga ato krushqit i thotë Florit: Po ç’bën se ma thyve gomarin në mes.

Unë kthehem mbrapa dhe shoh Florin që po shkundej për të lëvizur gomarin nga vendi, por ai s’luante. Dhe i them krushkut: Po pse me djalin tim e gjete të qortosh, ta kesh për nder që ka hipur një djalë nga kryeqyteti në të.

Dhe krushku më thotë: A pse djali yt është, po le të hipi ta thyejë në mes o të dojë,” tregoi babai i Florit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular