BallinaAktualitetVideo/Brenda 24 orëve dyfishohet sipërfaqja e tokave të përmbytura, Bashkia Shkodèr kërkon...

Video/Brenda 24 orëve dyfishohet sipërfaqja e tokave të përmbytura, Bashkia Shkodèr kërkon ndërhyrjen urgjente

Reshjet e denduara gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë pothuasje dyfishuar sipërfaqen e tokës së përmbytur në Shkodër.

Në një raportim ditor, bashkia Shkodër bën të ditur se Bashkia siperfaqe totale e përmbytur 1330 Ha. Në Dajç niveli i ujit ka dalë mbi sipërfaqe dhe se orët e fundit në skajin tjetër të qytetit lumi Kir po ka prurje të shumta.

“Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit. -Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Ditën e djeshme Bashkia Shkodër raportonte se “Siperfaqe totale e përmbytur 748 Ha ishte: Tokë e pakultivuar 198 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha; 3. Grurë 15 Ha”

Raporti i plotë

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 25.01.2021, ora 08.30
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 25.01.2021, ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m. (Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.
• Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1330 Ha
1. Tokë e pakultivuar 398 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha
3. Grurë 25 Ha
4.Dekorative 10 Ha
5.Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.
2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha
• Grurë 15 Ha
• Pemtore 5Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 170 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha
• Grurë 10 Ha
• Decorative 10
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.
• Tokë e pakultivuar 5 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
• Pemtore 2 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.202

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular