BallinaKryesoreCovid 19/ “Populli i Matit i lënë në mëshirë të fatit”, Dhurata...

Covid 19/ “Populli i Matit i lënë në mëshirë të fatit”, Dhurata Çupi apel qeverisë: Garantoni jetën e qytetarëve!

Askush nuk jep informacion per infektimet dhe numrin e vdekjeve ne kete zone

Trishtim i madh. Pandemia është treguar e pamëshirshëme kudo në mbarë botën por dhimbja që ka kapluar Matjanët nga kjo situatë êshtë e pamatë. Cdo ditë degjojme se përcillen për në banesën e fundit banorë të kësaj zone.

Askush nuk jep të dhëna zyrtare por numri qytetarëve që kanë hymbur jetën, apo vazhdojnë të jenë në numër të madh të prekur, nga ky virus në Mat, është i lartë.

Matjaneve po u behet jeta shume e veshtire, shume e pasigurte:
Për shkak të ashpërsisë së këtij virusi;

Për shkak të pamundësisë për tu kuruar pasi tarifat e larta të medikamenteve ua pamundësojnë mjekimin.

Bluzat e bardha janë heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, por numri i lartë i të prekurve nga pandemia, vështirëson shërbimin për pacientët.

Institucionet lokale e qendrore përgjegjëse bëjnë sikur punojnë duke bërë “një sy qorr e një vesh shurdh” përballë ambienteve publike plot, dështimit në identifikimin e rasteve të prekura ndërsa situata u ka dalë nga kontrolli.

Në një betejë globale, populli i Matit është i braktisur në mêshirë të fatit nga të gjitha institucionet qê duhet të veprojnë për të parandaluar përhapjen dhe të identifikojnë këtë virus që po merr cdo ditë jetë njerëzish.

Është koha për të siguruar jetën e qytetarëve dhe jo për të bërë propagandë korruptive për suksese imagjinare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular