BallinaKronike'Doli' nga burgu dhe u shtrua në spital, çfarë dihet për Dritan...

‘Doli’ nga burgu dhe u shtrua në spital, çfarë dihet për Dritan Dajtin

Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në Durrës, është zhvendosur nga burgu i Bradasheshit në Spitalin e Burgut në kryeqytet.

Sipas burimeve, Dajti është infektuar me Covid-19, shkak që ka diktuar lëvizjen e tij.  Burimet shprehen se gjendja shëndetësore e Dajtit është e normalizuar dhe po mbahet nën mbikqyrjen e mjekëve.

Kujtojmë se herën e fundit që Dajti u soll në Tirane për vizitë në një klinikë private, u pezulluan disa policë të burgjeve, pasi drejtori i burgjeve nuk ishte njoftuar për këtë lëvizje.

Kujtojmë se Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009.

I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, atij iu ul dënimi në 25 vjet burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular