BallinaKronikeEMRI/U përplasën me trafikndarësen në Levan-Vlorë, ja kush është 23-vjeçarja që vdiq...

EMRI/U përplasën me trafikndarësen në Levan-Vlorë, ja kush është 23-vjeçarja që vdiq në aksident

Një e re ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur rëndë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier. Policia deklaron se mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga

Burimet bëjnë me dije se drejtuesja e automjetit, shtetasja Anxhela Capo 23 vjec, ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa bashkudhëtarja e saj, shtetasja Silvana Muho 23 vjeç,  është nisur drejt Spitalit rajonal të Vlorës. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.

“Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç., dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, deklaron policia e Vlorës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular