BallinaAktualitetPedagogu i infektuar me Covid hidhet nga kati i 7-të! Pamjet nga...

Pedagogu i infektuar me Covid hidhet nga kati i 7-të! Pamjet nga vendngjarja

Pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit, Jakov Oga 65 vjeç, i cili ka qenë i infektuar me Covid ka tentuar ti japë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, ku 65-vjeçari është hedhur nga kati i shtatë i pallatit.

Për fat të mirë, pedagogu ka shpëtuar me disa lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kjo për faktin se kur është hedhur ka rënë në mbi çatinë e një ndertese që ndodhej afër pallatit.

Mësohet se 65-vjeçari ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Fillimisht, policia dyshoi se bëhej fjalë për një grabitje, për shkak edhe të zhurmës në momentin kur pedagogu ka rënë  mbi çati.

Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular