BallinaKryesoreRama bën prokurorin dhe sulmon media: Merrni ato mijëra faqe, pijuani lëngun

Rama bën prokurorin dhe sulmon media: Merrni ato mijëra faqe, pijuani lëngun

Edi Rama nuk zhgënjeu as ditën e sotme.

Duke folur në lidhje me përgjimet e Ndranghetas italiane, Edi Rama ka vendosur që fillimisht të bëjë prokurorin dhe më pas të sulmojë median, pse i ka publikuar.

‘Merrni të gjitha ato mijëra faqe, pijuani lëngun’, tha Rama në fjalën e tij duke akuzuar median se kjo është një provë e katandisje.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës për përgjimet italiane:

Në fakt do të ju zhgënjej pasi nuk do të them që për këtë do të flasë drejtësia, pasi në këtë rast ka folur plotësisht grupi hetimore italian, dhe po ua lexoj juve që keni për detyrë të informoni publikun dhe jo të ushqeni tymnajën me llafe dhe muhabete d dëngla njerëzish.

Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe i vetmi investim që bën ishte ai për një dyqan rrobash pune, që doli kryesisht me humbje. Ky është citim nga konkluzionet e Prokurorisë italiane. Ky është një turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, dhe mendjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet.

Nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë asgjë. Është e neveritshme dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merrni të gjitha ato mijëra faqe, pijuani lëngun, për t’i bërë shqiptarët për të vjellë.

Kjo për mua është një provë spekatakolare e katandisë së opozitës dhe të medias. Nuk e imagjinoj dot një vend normal, ku një njëri ka në dorë një mikrofon, të marrë kohë nga koha e njerëzve për t’ju hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle budallallëku dhe poshtërsie.

Çfarë t’ju them? Që nuk kam takuar asnjëherë njerëz të tillë? Është e kotë. Çfarë të them? Është një turp ta mbajë ata që e kanë. Bëhet për të krijuar avantazhe, politike, influence nga ata që i kanë bërë nënën këtij vendi. Çfarë të them. S’kam çfarë them.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular