BallinaTe tjeraDibrani i suksesshëm në Zvicër rrëfen arrestimin e babait nga ditën e...

Dibrani i suksesshëm në Zvicër rrëfen arrestimin e babait nga ditën e themelimit të partisë

Nga Av.Asllan Karaj

Me 8 nentor 1976, 44 vjet me pare ne “jubileun’ e 45-te siç e quante, themelimit e saj Partise Komuniste, regjimi kriminal komunist prangosi dhe burgosi burrin me te urte e te ditur te zones, Ismail Adem KARAJ qe eshte babai im i pavdekshem. Ishte nje dite e zymte dhe e ftohte. Majat e maleve ishin zbardhur nga bora e pare. Ate pasdite ne shtepi isha vetem me gjyshen Dije dhe motren e vogel Besa. Pandehur erdhen nje grup i perbere nga hetues, police te ardhur nga Bulqiza. Shtepia u bastis dhe u kontrollua fije e per pe duke perfshire dhe arken e vjeter te gjyshes Dije. Moren çfare deshen ne mes te te cileve dhe disa libra me flete te verdha. U larguan pas tre oresh reprezalje. Kur erdhi ne shtepi nana e dashur Life, gjithshka ishte permbysur. Pyeti se ç’kishte ndodhur? I thashe se kishin ardhe disa njerez te egersuar dhe te shoqeruar me police. Nuk dinte çte bente tjeter, por kerkoj qe te na mblidhte te gjitheve bashke meqe ishte muzgu i mbremjes. Ashtu ndodhi por babai nuk erdhi. Na thane qe e kishte arrestuar sigurimi i shtetit pastaj derguar ne qelite e Peshkopise. Pasi qendroj 18 muaj ne hetuesi, Gjykata e rrethit Diber e denoj me 5 vjet heqje lirie per axhitacion e propagande kundra partise se punes dhe pushtetit popullor. E nxoren nga burgu me 8 nentor 1980. Qe nga dalja e shoqeroj dhe e solli ne shtepi vellai i madh Naimi qe kishte marre ne dore perkudesjen e te gjitheve. Erdhen me mijera njerez per vizite duke sfiduar regjimin te cilit nuk i pelqente pupullariteti i armiqve. Shijoj rrezimin e regjimit te cilin e priste me padurim qe ne vitet 70 qe per fat te keq zgjati deri me 1990. Nderroj jete ne Tirane me 16 maj 2006 ne moshen 77 vjeçare duke lene pas nenen e ndjere Life si dhe 4 djem, Naimin, Zenelin, mua, Musane dhe 3 vajza, Zyhrane, Sofien dhe Besimen, pathuajse te gjithe me arsim te larte te bere pas renies se diktatures. Ne trashegimerine e tij veç te tjerave bejne pjese dhe dy doreshkrime prej qindra faqesh si Sheh Fejze Bulqiza dhe tregime alegorike dibrane te cilat do te shohin driten e botimit se shpejti. Krenar per te kaluaren, dhimbje te thelle per kalvarin e vuajtjetjeve BABA i paharruar, nderimet me te medha per perpjekjet tuaja per te na rritur, edukuar, dhe mbrojtur nga nje idologji vrastare si komunizmi.
ZOTI TE NDRITE SHPIRTIN NE PARAJSE BABAI IM I SHTREJNTE DHE I PAHARRUA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular