BallinaRajoniKërkesa për lirimin me kusht të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit/ Ja...

Kërkesa për lirimin me kusht të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit/ Ja vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesët e avokatëve për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Gjykatësi Nicolas Guillou u aka komunikuar secilit refuzimin e kërkesave për lirim me kusht.

Në parashtresat e kryeprokurorit special, Jack Smith, pretendohet se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim.

Prokuroria në parashtresat kundër të akuzuarve po ashtu thekson pretendimin e saj se ekziston një klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, të cilët thuhet se ish-krerët e UÇK-së kanë mundësi që t’i heshtin. ZPS-ja është ankuar se si organ i akuzës nuk kanë burime për t’i mbikëqyrur ish-krerët e UÇK-së nëse ata do të liroheshin përkohësisht.

Sjellim në vëmendje që prej nëntorit, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli ndodhen në paraburgimin e Hagës, pasi akuzohen për krime lufte që pretendohen të jenë kryerë gjatë luftës në Kosovë.

Gjyqi ndaj tyre pritet të jetë i gjatë dhe mund të zgjasë edhe për vite.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular