BallinaAktualitetPërplasja/Gazment Koduzi-Bratajt: E turpshme të vaksinosh 30 vetë me 200 spektatorë

Përplasja/Gazment Koduzi-Bratajt: E turpshme të vaksinosh 30 vetë me 200 spektatorë

Tema e sotme në emisionin Open në Top Channel për vaksinat ka sjellë përplasje mes të ftuarve në studio.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj debatoi ashpër me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, pasi ky i fundit solli në studio çertifikatën e një pacienti, ku siç ai u shpreh ka vdekur nga covid dhe nuk është raportuar.

“Është e turpshme të vaksinosh 30 vetë me 200 spektatorë, është propagandë,” tha Koduzi.

“Po pse ti po e shikon punën që po bëhet,” tha Brataj.

“ Ma ka dhënë familjari, nuk është raportuar si viktimë e Covid-19,” tha Koduzi.

“Ta ka dhënë mjeku ty, po lëri ato…mos bëj kështu gabimesh,” tha Brataj

Kodzui:“Ma ka dhënë familjari, është shoku im…”

Skënder Brataj: Posi ngelët duke ndjekur njerëzit ju… Na lini ore të bëjmë punën.

“Procesin e vaksinimit e përshkruajmë me një fjalë të vetme. Procesi i vaksnimit është një dështim. Qeveria nuk ka transparencë. Tregojuni shqiptarëve nga e morët vaksinën. Doza e parë e vaksinës ishte vaksinë anti-Nusret”- tha Koduzi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular