BallinaKronikePolicia jep detaje për aksidentin në Vlorë/ Një vajzë humbi jetën, një...

Policia jep detaje për aksidentin në Vlorë/ Një vajzë humbi jetën, një tjetër është rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë – Fier.

Një automjet me drejtuese 23-vjeçaren Anxhela Çapo dhe pasagjere Silvana Muho 22-vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Mjeti tip “Hyndai” me targa AA163XO me të cilin udhëtonin vajzat e reja është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal.

Policia thotë se për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit ndërsa është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore pasagjerja.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular