BallinaPolitikeZgjedhjet e 25 prillit, denoncimi i PD-së Korçë për listat e votuesve:...

Zgjedhjet e 25 prillit, denoncimi i PD-së Korçë për listat e votuesve: Bashkia ka futur dhjetra qytetarë…!

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike e Korçës ka denoncuar se dhjetra qytetarë në këtë qytet rezultojnë banues në shtëpitë e personave të tjerë, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë banues në institucionet publike.

Gjatë një deklarate për mediat, PD e Korçës thotë se bashkia e qytetit ka futur masivisht në shtëpitë e banorëve të Korçës dhjetra votues të tjerë pa asnjë lidhje apo njohje me familjarët e banesave ku janë vendosur.

Ndërkohë demokratët pretendojnë se sipas listës paraprake të zgjedhësve, rezulton se edhe në disa institucione publike të Korçës banojnë një numër i konsiderueshëm qytetarësh, me adresë dhe kod banese pikërisht në këto institucione. Sipas tyre, i tillë është  absurdi me Shtëpinë e Foshnjës” Lulet e Vogla” e cila sipas listës së bashkisë, shërben edhe si banesë për dhjetra qyetetarë të Korçës.

Deklarata e plotë e PD-së dega Korçë:

Parregullsi skandaloze me listat e zgjedhëve. Dhjetra qytetarë rezultojnë  banues  në shtëpitë e personave të tjerë madje edhe të Sotiraq Filos. Shumë qytetarë figurojnë banues në institucionet publike.

Të dashur bashkëqytetarë! Kur na ndajnë vetëm pak javë nga data e zgjedhjeve të përgjithshme,dega e Partisë Demokratike të Korçës konstaton me shqetësim parregullsi të përmasave alarmante me listat e votuesve,të cilat cënojnë në thelb standartet demokratike të procesit zgjedhor. Nisur nga verifikimet e listës paraprake të zgjedhësve, hartuar nga Bashkia e Korçës,si institucion i ngarkuar nga ligji për përgatitjen e proçesit zgjedhor, filluan të dalin në dritë të diellit fakte skandaloze. Bashkia e Korçës,në shkelje të detyrimit ligjor për të hartuar lista të sakta të votuesve,ka futur masivisht në shtepitë  e banorëve të Korçës,jo një,por dhjetra votues të tjerë, pa asnjë lidhje apo njohje me familjarët e banesave ku janë vendosur.

Thënë më shkurt,bashkia na ka bërë me mysafirë, pa na pyetur fare. Jo vetëm kaq! Sipas listës paraprake të zgjedhësve,rezulton se edhe në disa institucione publike të Korçës banojnë një numër i konsiderueshëm qytetarësh, me adresë dhe kod banese pikerisht në këto institucione. I tillë është  absurdi me Shtëpinë e Foshnjës” Lulet e Vogla” e cila sipas listës së bashkisë,shërben edhe si banesë për dhjetra qyetetarë të Korçës. Dega e Partisë Demokratike të Korçës,në emër të përgjegjësisë historike dhe angazhimit për të mos lejuar deformimin e proçesit zgjedhor ngre disa pyetje për bashkinë e Korçës:

1. Mbi çfare baze ligjore, udhëzimi apo urdhëri(nëse ka një të tillë) dhe mbi cilat  kritere keni vendosur të futni në banesat e qytetarëve të Korçës edhe persona të tjerë të panjohur?

2. Pse një numër i konsiderueshëm zgjedhësish rezultojnë me adresë banimi  nëpër institucionet shteterore?

3.Dhe së fundi; e di kryetari juaj Sotiraq Filo se e keni bërë me mysafirë,apo ka pranuar me vetëdije të strehojë në shtëpinë e tij edhe 4 persona të tjerë, deri në ditën e votimeve?

Dega e Partisë Demokratike të Korçës i kërkon bashkisë  të rishikojë urgjentisht pasaktësitë trashanike në listën e votimit, sepse asnje tentative per te cënuar apo, më keq akoma, manipuluar proçesin,nuk do te kaloje pa u denoncuar dhe ndëshkuar ligjërisht dhe çdo plan i bashkisë dhe urdhërdhënësve në qeveri, për të deformuar vullnetin e qytetarëve të Korçës në 25 prill,është i destinuar të dështojë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular