BallinaKryesoreGjermania dhe Britania “Nisin luftën e tretë”

Gjermania dhe Britania “Nisin luftën e tretë”

Kjo pandemi nuk do të ketë fund askund, derisa të perfundoje kudo. 
Nga Zenel Hoxha

President i Dhomes Britanike te Tregtise

A mund të konsiderohet garë nëse duhet te presim që të gjithë të përfundojnë në te njejten kohe, që të marrin një çmim?
Pra edhe vaksinimi nuk mund të ndodh njeheresh ne tere botën.
Dy ditë më parë kanë filluar kercenimet verbale ndermjet BE, Britanisë dhe kompanise AstraZeneca. Vlen të theksojme se, kjo pandemi nuk do të kete fund askund derisa të perfundoje kudo.
Dhe kjo do të thotë që vaksinat duhet te mbërrijnë në krahët e njerëzve në vendet e varfëra, ashtu sic po shkojne ne ato te atyre në vendet e pasura.
Deri më tani, Afrika ka vaksinuar shumë pak njerëz, sipas informacioneve mediatike numeri i tyre shkon ne pjesen qendrore te saj, jo më shumë se 55 njerëz, ne Kosovë nuk kanë mbrritur akoma, ne Shqiperi u vaksinuan vetem 950 qytetare.
COVAX, organi kordinues i mbështetur nga OBSH, i cili synon të sigurojë qasje të barabartë për vaksinat në kombet me të ardhura më të ulëta, ka ndarë vetëm 300 milion vaksina  për Afrikën, një kontinent me një popullsi prej gati 1.4 miliardë njerëz.
Lidhur me ankesat e Bashkimit Europian, ndaj Britanisë, realiteti eshte se Britania e Madhe firmosi marveshjen me Oxford Astra Zeneca tre muaj para se sa te licensohej vaksina, cka sherbeu de fakto si nje aprovim, mbështetje per prodhuesin e vaksinës, por gjithshtu lehtësoj shumë procesin e menaxhimit per krijimin e infrastrukturës per furnizimin ne kohe me vaksinen. Kjo eshtë arsyeja qe Britania e Madhe sot ka numerin me te madh te qytetareve te saj te vaksinuar ne krahasim me vendet e BE etj.
Situata është e komplikuar më tej, per arësye se Paneli i ekspertëve që këshillon qeverinë gjermane për vaksinat, sot rekomandoi që vaksina Oxford / AstraZeneca të mos u jepet atyre mbi moshën 65 vjeç, duke përmendur se nuk ka të dhëna të pamjaftueshme per efektivitetin e vaksines ne fjalë, per ate grup moshe. Kjo mund te konsiderohet si nje hakmarrje e panelit te ekspertëve gjermanë ndaj autoriteteve britanike te vaksinimit,por në kete rast pasojat e sherrit bien mbi qytetaret europianë  etj.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular