BallinaKryesore"Ja pse në Shkodër duhet të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore"

“Ja pse në Shkodër duhet të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore”

Nga Agron Haxhimali

Drejtor i Shoqatës të Bashkive të Shqipërisë

Koment mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bashkinë e Shkodrës dhe parashikimet ligjore për shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme: Në Shkodër në rastet e përmbytjeve aktuale mund të shpallet gjendja e emergjencës civile pasi kemi kriteret ligjore qe plotësohen dhe që janë:

a. niveli i ujërave arrin pika kritike, në disa zona të matshme;

b. një ose më shumë lumenj, që përshkojnë vendin, kanë dalë jashtë̈ shtratit, në përmasa të rrezikshme;

c. prita rezervuarësh dhe diga liqenesh janë dëmtuar rëndë̈;

ç. jeta e popullsisë̈ civile, e gjësë̈ së gjallë dhe prona janë̈ rrezikuar seriozisht.

Çfarë konsiderohet fatkeqësi natyrore?

“Fatkeqësi natyrore” janё fatkeqësitë̈ që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit, temperaturat ekstreme dhe të tejzgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta në tokë dhe në det, zjarret masive në pyje, sëmundjet infektive masive dhe dukuri të tjera që ndikojnë̈ në jetën e njerëzve, gjënë̈ e gjallë, pronën, trashëgiminë̈ kulturore dhe mjedisin.

Parashikimet ligjore.

Ligjvënësit, kanë parashikuar mirë përgjithësisht se si duhet të veprohet në raste të tilla. Dhe rasti i bashkisë Shkodër gjen mbështetjen e nevojshme në këtë kuadër ligjor.

Ligji 139/214 “Për vetëqeverisjen vendore”, Neni 29 përcakton qartë funksionet e bashkive në fushën e sigurisë publike duke parashikuar se: Bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e këtyre funksioneve si mbrojtjen civile, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Por veç këtij ligji baze organik, situata dhe kërkesa është në përputhshmëri me ligjin nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile’. Ligji ka për qëllim: a. zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore e të mjedisit, nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile; b. rregullimin e funksionimit të sistemit të mbrojtjes civile, duke përcaktuar përgjegjësitë e institucioneve dhe të strukturave të këtij sistemi, bashkëpunimin ndërkombëtar, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve dhe të subjekteve private, edukimin, trajnimin dhe inspektimin.

Pra çdo ndërhyrje dhe kërkesë bëhet për këto dy qëllime të mësipërme, pra të zvogëlojë rrezikun dhe garantojë mbrojtje të qytetarëve në territorin nën juridiksionin e bashkisë, si dhe përgjegjësitë institucionale e imponojnë bashkinë të kërkojë ndërhyrje.

Procedurat e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Për t’u ardhur në ndihmë të interesuarve për rastin në fjalë i referohemi kuadrit ligjor, i cili në nenin 39 të ligjit 45/2019 përcakton se për gjendjen e fatkeqësisë̈ natyrore është Këshilli i Ministrave që mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit. Në këtë rast, Shkodra përbën ‘pjesën’ ku mund të shpallet gjendja fatkeqësisë natyrore, bazuar në kriteret që do ti analizojmë më poshtë.

Cilës kategori të emergjencave civile i përket rasti i Shkodrës? Gjithmonë sipas ligjit për emergjencat civile, rasti i bashkisë Shkodër i referohet emergjencave civile vendore, që vijnë si pasojë e fatkeqësive që ndodhin në një bashki dhe mund të përballohen me anë të veprimeve të strukturave kompetente të saj. Por situata sipas burimeve nga bashkia dëshmon se përballimi nuk është më i mundur vetëm nga vetë bashkia dhe burimet e saj. Ndaj dhe kërkohet ndërhyrje për të vepruar sa më shpejt, sic parashikohet kur gjendja e fatkeqësisë natyrore është shpallur.

Çfarë kriteresh duhet tē plotësohen?

Njësite e qeverisjes vendore dhe bashkia Shkodër në këtë rast bazohen në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 664, datë 18.12.2002 i cili përcakton se: kriteret dhe procedurat për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit, të kërkuar nga njësia vendore në këto raste: a-Gjendja e emergjencës civile mund të shpallet në një pjesë të territorit ose në të gjithë territorin e vendit; b- Gjendja e emergjencës civile shpallet kur në mundësitë dhe burimet që zotërohen në kushte normale nuk mund të përballohen pasojat e shkaktuara nga fatkeqësia.

Sa më sipër, bashkia Shkodër duhet të sigurojë të dhëna të nevojshme për shpalljen e gjendjes së emergjencës civile lidhur me: shtrirjen territoriale të zonës së dëmtuar; ndikimet e këtyre dëmeve në prishjen e ekuilibrave të jetës normale të komunitetit; të dhënat shkencore nga institutet përkatëse, për rastin konkret të fatkeqësisë.

A është rasti konkret? Po, është. Pasi në Shkodër në rastet e përmbytjeve aktuale mund të shpallet gjendja e emergjencës civile pasi kemi kriteret ligjore qe plotësohen dhe që janë: a. niveli i ujërave arrin pika kritike, në disa zona të matshme; b. një ose më shumë lumenj, që përshkojnë vendin, kanë dalë jashtë̈ shtratit, në përmasa të rrezikshme; c. prita rezervuarësh dhe diga liqenesh janë dëmtuar rëndë̈; ç. jeta e popullsisë̈ civile, e gjësë̈ së gjallë dhe prona janë̈ rrezikuar seriozisht.

Këto të dhëna te siguruara dhe regjistruara periodikisht nga bashkia në bashkëpunim me agjenci të tjera qendrore dhe vendore në qarkun Shkodër, duhet ti prezantohen qeverisë zyrtarisht.

Rasti i përmbytjeve në Shkodër është konkret, baza ligjore për ndërhyrje nga qeveria për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore lokale është e mbështetur në ligj.

Uroj të mos mungojë vullneti. Mbështetja duhet për qytetarët dhe ata e përfitojnë. Institucionet qeveri dhe bashki duhet vetëm të bashkëpunojnë sa më ngushtë ne interesat e qytetarëve. Marre nga Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular