BallinaAktualitetLajmi i mirë/ Prodhohet tjetër vaksinë kundër COVID në Britani, rezulton 89.3%

Lajmi i mirë/ Prodhohet tjetër vaksinë kundër COVID në Britani, rezulton 89.3%

spot_img
spot_img

Një vaksinë e re e koronavirusit ka rezultuar të jetë 89.3% efektive në provat në shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina Novavax është e para që tregon në prova se është efektive kundër variantit të ri të virusit që gjendet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri britanik, Boris Johnson mirëpriti “lajmin e mirë” dhe tha se rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vlerësojë vaksinën.

Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milion doza të vaksinës, të cilat do të bëhen në Stockton-on-Tees në Anglinë veri-lindore.

Dozat pritet të dorëzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), tha qeveria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular