BallinaAktualitet“S’po festoja, po haja darkë me stafin”, biznesmenia italiane: Si më goditi...

“S’po festoja, po haja darkë me stafin”, biznesmenia italiane: Si më goditi ish-burri 5 herë më thikë. Sherri për hotelin, donin paratë e familjes sime

Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në fshatin Bllaj të njësisë administrative Gose, të bashkisë së Rrogozhinës, ku Kastriot Dema plagosi me thikë partneren e tij italiane, Karlota.

Ndërkohë, kjo e fundit, në një lidhje me Skyp për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer se interesi i bashkëjetuesit e të saj është thjesht ekonomik.

Dossena pohoi se ishte sulmuar nga ish-bashkëjetuesi, Kastriot Dema, me thikë 5 herë në krah, ndërsa theksoi se gjatë momentit të sulmit ishte duke ngrënë darkë me 2 prej djemve të stafit të hotelit.

Çifti kanë një resort turistik në kodrat e fshatit Ballaj, ndërsa Karlota shprehet se ndërtimi është bërë me paratë e familjes së saj dhe se vetëm toka i përket Kastriot Demës.

Ajo shton se madje ky i fundit kishte përfituar nga sëmundja e Karlotës dhe kishte regjistruar gjithçka në emrin e vet.

Italiania deklaron më tej se bashkëjetuesi kishte tentuar ta vriste dhe dy herë të tjera më parë dhe se për këtë, ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje, ndërsa më pas Dema u vendos në arrest shtëpie.

“Nuk po festoja, isha duke ngenë darkë me një pjesë të stafit tonë, pas pune. U tremba shumë nga 3 zhurma shumë të forta. Pasi hapa derën për të parë se çfarë ishte, u ofendova nga ish-bashkëjetuesi im. I cili gjendjen në mjediset e hotelit në arrest shtëpiak. U largova nga dritarja nga dy djemtë që punojnë për mua dhe ata iu përgjigjën verbalisht ofendimeve të tij dhe kërcënimeve të tij. Në këtë pikë, ai zbriti nga një kat më për dhe më sulmoi direkt me një thikë. Kam 5 plagë në thikë, unë u përpoqa që të mbrohesha, duke vënë krahun para kokës. Edhe pse dëgjova se ai thotë që është sulmuar, i vetmi sulm ishte ai që kam gërricur me thonj dhe për këtë kam dëshmitarë ata dhjemë. Në këtë pikë ai ka ikur. Mua mu duk se ishin si vite të tëra, por gjithçka ndodhi shumë shpejt. Sapo kishte hyrë 28 janari.

Interesi i tij është thjesht i pastër ekonomik. I gjithë investimi për ndërtimin e hotelit, janë bërë me paratë e familjes sime, i vetmi i investim i tij është toka, që ishte e familjes së tij. Normalisht që toka është e tij, por nuk ka fare krahasim sepse  çmimi i tokës në atë zonë është shumë i ulët. Unë bëra gjithçka për dashur dhe nuk i bëra gjërat me mendje, pro me zemër.

Dhe në  çastin kur u legalizua ndërtimi, ai përfitoi që unë isha në spital me tumor dhe regjistroi gjithçka në emrin e vet. Nuk kemi menduar asnjëherë që të martoheshim sepse dashuria nuk ka nevojë për një firmë, por duket s gabova, nuk i bëra llogaritë si ai. U njohëm në vitin 2010. Në fillim ishte komplet ndryshe. Sipas meje ka ndikuar shumë fakti që unë mora para nga familja ime, ai aty nuk e kuptoi më ku ishte.

Me shumë mundësi është ndikuar edhe nga njerëzit rreth tij, familjarët që donin të përfitonin nga pasuria ime. Unë luftova prej muajsh që ai të largohej nga banesa ime, jeta ime ishte në rrezik, shumë herë e kam bërë këtë të ditur, pro autoritete nuk më dëgjuan, fatmirësisht jam ende gjallë, por kam qenë e detyruar të punësoj personel, ti mbajë në shtëpi që të mos isha kurrë vetëm.

Në qershor, ai tentoi të më vriste para 5 personave të tjerë, nga kjo u lëshua një urdhër mbrojtje. Pas një periudhë kohe ai u zhduk, mendoj se ishte në polici dhe u paraqit papritmas natën e 10 gushtit, u përpoq sërish të më vriste, më sulmoi, u arrestua nga policia dhe pas 5 ditësh, u la në arrest shtëpie”, tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular